Prej disa ditësh, Princ Harry dhe Meghan Markle po shijojnë një turne në Australi, por ditë pas dite mediat kanë një gjë të re për të shkruar për ta. Veç shumë takimeve me zyrtarë, politikanë apo edhe njerëz në nevojë, çifti më i përfolur i momentit në të gjithë botën, arrin të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, asnjëherë si këtë herë.Edhe pse shpeshherë e kanë shkelur protokollin mbretëror, Harry e Markle nuk ngurrojnë që t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit – diku duke kapur duart në publik, por edhe në sytë e të gjithë objektivëve duke shkëmbyer ndonjë shikim provokues.
Ndërsa sot, fotoja që ka bërë xhiron në rrjet është ajo që ka kapur Harry-n në një pozicion të sikletshëm, me dorën te të pasmet e Meghan. Duke u larguar nga Zelanda e Re, Harry duket sikur ka prekur fundshpinën e Meghan. Në fakt, rrjeti zien nga dilema “e ka apo nuk e ka dorën Harry” në një vend të sikletshëm. Sipas komentuesve, ai thjeshtë është ndodhur pas Meghan, por dora e tij është fotografuar në këtë mënyrë. Megjithatë, nga publikimi i fotos në një faqe në Instagram, rrjeti shpërtheu me komente.