Ariana Grande, ashtu si shumë artistë të tjerë, ka qenë e pranishme në ceremoninë mortore të yllit Aretha Franklin. Shumë njerëz adhuruan mënyrën si Ariana këndoi, disa të tjerë gjykuan veshjen e saj, por ajo që skandalizoi gjithë internetin ishte një moment i sikletshëm, pas performancës së këngëtares.Videoja ku peshkopi që drejtoi funeralin, Charles H Ellis III, ndërkohë që po komplimentonte performancën e Arianës, i ka prekur asaj gjoksin.
Kjo video po qarkullon kudo në internet me hashtagun #respectariana dhe njerëzit shprehen të revoltuar me veprimin e peshkopit. Por Ellis ka reaguar dhe ka kërkuar falje duke u shprehur për The Guardian: “Nuk kam pasur kurrë për qëllim të prek gjoksin e një gruaje. Nuk e di, e përqafova dhe ndoshta e kalova kufirin, ndoshta u tregova shumë miqësor, por sërish kërkoj falje. Sigurisht që i kërkoj falje Arianës, fansave të saj dhe gjithë komunitetit. Dhe sigurisht që shpresoj të më falin.”