Gjithë rrjeti kundër Melania Trump, thjesht për një xhaketë!

Showbiz

mela
Ditën e djeshme Zonja e Parë, Melanie Trump ka udhëtuar drejt Teksas për një takim zyrtar që kishte në qendër arrestimin e 200 fëmijëve emigrantë bashkë me prindërit. Ajo çka nuk kaloi pa u vënë re ishte xhaketa që kishte veshur Melanie. Shumica do mendonin se nuk ka asgjë të veçantë, por nëse e shikon me vëmendje, diçka shkruhet pas saj.

melania xhaket

“Mua në të vërtetë nuk më intereson, po ty?”, ishte fraza e shkruar që mori gjithë vëmendjen e mediave. Kaq ka mjaftuar për të filluar një lum diskutimesh në media duke e lidhur shkrimin në xhaketën e bashkëshortes së Trump si të qëllimshme dhe të pavend. Sipas tyre Melanie nuk interesohet për çështjen e fëmijëve emigrantë. Pak më vonë ka pasur edhe një reagim zyrtar nga ‘Shtëpia e Bardhë’ ku është sqaruar se shprehja i është drejtuar mediave dhe lajmeve të rreme.

melania xhaket2