E ftuara e mbrëmjes në shown e muzikes se vertete shqiptare “Këndo këngën time” ne Vizion Plus, ishte këngëtarja Irma Libohova. Një natë e mbushur plot emocione dhe në një rrëfim ekskluziv Irma Libohova ka treguar hapa të caktuara nga jeta e saj si artiste. Irma tregon për emocionet dhe ndalet tek emocioni i parë që për këngëtaren është shumë domethënës
“Emocioni i parë me vjen për faktin që edhe këngët që 30-të vite më përpara ose 40 apo 50 vite janë risjell prapë sot edhe ende këndohen sot. Prapë do ta përsëris, ka dhe humor batuta brenda që audienca ime është nga 2 deri në 102 vjeç. Kënga “Gabimi i Mirelës”, ka më së pakut 50-të vjet që është kënduar dhe këndohet. Për këtë fakt jam shumë e gëzuar. Fakti tjetër është që të rinjtë mundohen sepse ata janë të rinjtë e këtij shekulli dhe kanë të tjera nuanca, të tjera mënyra të tjera si e këndojnë këngën , ka përfunduar Irma.
Mes komenteve dhe batutave Irma u shpreh: Unë gjithë jetën çmime të dyta e të treta kam marrë. Nuk është vendi ai që të përcakton, – ka përfunduar Irma.
Edhe pse një artiste big e skenës me sa duket Irmën e ka ndjekur gjithmonë çmimet e dyta dhe të treta nëpër festivale.
Por e pyetur nga moderatori Ardit Roshi edhe për gabimin e saj më të madh artistik Irma u shprehë:
Ndoshta ka kënduar shumë tepër, shumë tepër këngën ritmike pa ju kthyer edhe baladave ndoshta, kështu mendoja, u shpreh Irma