Daniel Elbittar Villegas, ose siç njihet ndryshe Diego nga «Përgjithmonë jotja» është jo vetëm një aktor i talentuar por edhe një këngëtar i mrekullueshëm. 39 vjeçari nga Venezuela konsiderohet si një nga 50 meshkujt më të bukur të ekranit.
Elbittar e nisi karrierën e tij si këngëtar duke kënduar kolonat zanore të serialeve.
Në 1998, ai mori pjesë si aktor në “Asi es la vida” ndërsa në 1999 fitoi rolin e parë protagonist në “La calle de los suenos”. Ai numëron rreth 20 role në karrierën tij. Në vitin 2013, Daniel debutoi në një serial amerikan i quajtur “Find me my man”, prodhim i NBC Universal Network.
Si këngëtar, Elbittar numëron 3 albume. Një nga këngët e tij, ka qenë duet me Melissa Barrera, protagonisten e serialin «Përgjithmonë jotja».
Në vitin 2014, ai u martua me një aktoren e njohur Sabrina Seara me të cilën ka një djalë.
Kënga e tij e fundit është publikuar 1 muaj më parë dhe është një bashkëpunim me Espinoza Paz dhe Nacho. Kënga mban titullin “Que es el amor”.