Gjithçka që nuk dini mbi Nurgul nga “Nusja nga Stambolli”

Showbiz

Nurgul nga “Nusja nga Stambolli” është një aktore e njohur në teatrin turk. Pelinsu Pir ka lindur në Stamboll dhe nisi karrierën si aktore që kur ishte 16 vjeç. Shfaqjet e saj të para ishin në teatër dhe sot numëron dhjetra interpretime si aktore teatri. Ajo njihet si e para aktore femër e zhanrit stand-up. Pas interpretimit në disa seriale, viti 2000 shënoi kulmin e karrierës së saj.


Ajo u martua në vitin 2015, pas 18 vitesh bashkëjetesë me aktorin Leven Tulek. Në një intervistë të asaj kohe ajo u shpreh: «Po të gjithë u habitën nga ky lajm, pasi mendonin se ishim martuar shumë vite më parë. Edhe ne vet e konsideronim njëri-tjetrin të martuar, por mesa duket kishim harruar të bënim celebrimin»