Reperi Gjiko kohët e fundit duket se i është dedikuar më shumë familjes dhe kohës që kalon me djalin e tij, Zërin. Kjo duket sigurisht dhe nga dedikimet e fotot që ka ndarë me të në Instagram:Dhe fakti që vitin e fundit e shpenzoi fillimisht me përgatitjet e dasmës, pastaj në shtëpi me bashkëshorten Elitën dhe djalin e tyre, duket se e bëri reperin të shtonte në peshë, sepse edhe baballarët mund të vënë kile gjatë shtatëzanisë dhe mund të vuajnë mbrapa për ti hequr ato.
Megjithatë ditën e djeshme ai ka postuar këtë foto në Instagram, ku tregon se pas shumë përpjekjesh ka humbur plot 10 kg.Por si ka arritur reperi të bjerë në peshë? E thjeshtë (jo dhe aq): 1 vakt në ditë nga dieta ketogjenike dhe crossfit.Kështu që nëse ende nuk jeni bërë gati për verën dhe postimet e Aulona Mustës akoma nuk ju kanë mbushur mendjen të filloni palestrën, mund të ndiqni shembullin e Gjikos. Për ju që ju duket tepër drastike, ekziston dhe mundësia që dy javët e plazhit ta hani turpin me bukë, siç keni ngrënë paturpësisht gjatë gjithë vitit çdo gjë që keni pasur përpara.