I vogli i Elita Rudit dhe Gjikos, Zëri duket se ka qethur flokët për herë të parë pas karantinës dhe ka qenë reperi ai i cili i ka zbuluar këto momente.
Gjiko ka publikuar disa video ku duket se e ka shoqëruar Zërin me muzikë, teksa ai luan në makinën e tij në ambientet e shtëpisë.
Siç duket ky moment nuk ka qenë dhe aq i vështirë për vogëlushin, i cili në ndryshim nga fëmijët e tjerë nuk ka qarë pasi nuk e ka kuptuar shumë mirë se çfarë ka ndodhur.