Gjiko ndjek hapat e yjeve botërorë, por jo në sferën profesionale…

Showbiz

Dieta ketogjenike është një nga më të njohura nga personazhet e famshëm, sepse rezultatet e saj janë të menjëhershme. Kjo dietë bazohet në konsumimin e sa më shumë yndyrave dhe pak karbohidrateve. Dieta ketogjenike është shumë e preferuar, sepse personat që e ndjekin nuk humbin masë muskulore, por vetëm dhjam dhe ndryshimet ndodhin brenda një harku kohor të shkurtër. Siç duket edhe Gjiko e ka kuptuar dobinë e kësaj diete ndaj ka vendosur ta ndjekë hap pas hapi. Ai ka treguar në rrjete sociale se ka vendosur të bëjë ndryshime në fizik dhe t’i nënshtrohet dietës ketogjenike.

Reperi ka postuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën tregon se deri më tani ka ecur shumë mirë dhe ka arritur në nivelin e 6-të të dietës.Në fakt kjo është një nga dietat e preferuara të personazheve të njohur, sepse kilogramët e tepërt mund t’i humbasin më shpejt përmes saj se sa ndjekjes së ushtrimeve fizike. Tashmë që është bërë baba dhe djali i tij po rritet pak nga pak, duket se Gjiko ka vendosur t’i kushtojë më shumë vëmendje kujdesit ndaj vetes.Kujtojmë se djali i reperit erdhi në jetë në shkurt të këtij viti, 5 muaj pasi Gjiko kurorëzoi me martesë dashurinë me Elita Rudin.