Elita Rudi festoi ditëlindjen e saj me date 28 Qershor. Nuk kishte se si mes shumë urimeve, të mungonte edhe ai i bashkëshortit të saj, Gjiko.
Ky i fundit ka postuar në Instagram një foto, ku çifti shfaqet duke u puthur dhe ai që bie në sy është sfondi. Duket se reperi ka përgatitur një surprizë shumë të bukur për moderatoren.
Lule, tollumbace, tortë dhe shumë ngjyra, të cilat vihet re se kanë krijuar një atmosferë vërtetë magjike.
‘Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, nëna e fëmijës tim dhe rrahja e zemrës sime’, shkruan Gjiko krahas fotos.