Gjesti bujar i Erkan Petekkaya

Showbiz

Aktori Erkan Petekkaya, aktori i cili numëron dhjetra personazhe të interpretuara, së fundmi ka tërhequr vëmendjen me gjestin e tij bujar! Protagonisti i serialit “Koha kalon”, bëri një vizitë të papritur tek nxënësit-tifozë të skuadrës së Beshiktashit.

 

Petekkaya, i cili përveç aktrimit ushqen edhe pasione të tjera, si muzika dhe sporti, ka dhuruar libra për raftet e bibliotekave në shkollat e zonave rurale. Ai i përgatiti me dorën e tij kutitë për t’i dorëzuar ato nëpër shkolla. Petekkaya ka treguar gadishmërinë e tij për të qëndruar pranë nxënësve duke i ndihmuar ata, për necojat e tyre.

Aktori i cili nuk e ka kursyer kontributin dhe ndihmën e tij për të rinjtë, mori përsipër gjithashtu edhe rinovimin e dy shkollave.