Gjendet i vdekur ‘Youtuber-i’ i njohur

Showbiz

Youtuber-i i njohur për fansat si Etika u gjet i vdekur në moshën 29-vjeçare. Desmond Amofah ishte raportuar i zhdukur që prej 19 qershorit, kur postoi në Youtube një video ku flet për depresionin. Zhdukja e tij shqetësoi shumë nga 321 mijë ndjekësit në Twitter, sidomos sepse në prill ai u shtrua në spital pas një sërë statusesh mbi vetëvrasjen. Shkaku i vdekjes së 29-vjeçarit pritet të përcaktohet nga ekspertiza.

Theksojmë se video e fundit e Etikës në Youtube u fshi për shkak se cënonte rregullat e komunitetit duke folur për vetëvrasjen, megjithatë njerëzit e kanë publikuar disa herë në kanale të tjerë.