Gati një vit më parë këngëtari Majk u bë baba për herë të parë. Kanë kaluar 11 muaj që nga ajo ditë dhe djali i reperit tashmë ka filluar të belbëzojë fjalët e para. Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale ish-e dashura e tij Majlinda Zeka, duket se Roani i vogël mundohet të shqiptojë fjalën “baba”.
“Unë do të jem një vjeç për një muaj”-ka shkruar Majlinda bashkangjitur fotos së djalit të saj. Nga ana tjetër Majk është duke përjetuar një lidhje të re dashurie me Melita Nushin.