Familja dhe miqtë e Walker vazhdojnë të nderojnë frymën e tij edhe sot. Edhe në intervista kur janë pyetur rreth tij, ata kanë thënë se ai ishte tepër familjar dhe fëmijët i kishte pikë të dobët.
“Ai donte shumë të ishte baba. Ai ishte aq krenar për të”, ka thënë vëllai i tij Cody.
Një vit para vdekjes së tij, Meadow, e cila kishte kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj duke jetuar me nënën në Hawaii, vendosi të transferohet në Kaliforni dhe të jetojë me babanë e saj. Ajo ishte vetëm 15 vjeç kur Paul u nda nga jeta.
Në ndërkohë, kanë kaluar gati gjashtë vjet që kur aktori vdiq në një aksident automobilistik më 30 nëntor 2013, në moshën 40 vjeç.
Duket se vajzën e tij e ka marrë malli dhe ka shpërndarë në llogarinë e saj personale një fotografi ku shfaqet Paul dhe një derr brenda në det. Në mbishkrimin e fotos ajo ka bërë dedikimin që preku zemrat e të gjithë ndjekësve: “Jam duke menduar për ty xx…”.
View this post on Instagram