Gjashtë muaj larg drogës dhe alkoolit, Miley Cyrus flet për arsyen që e çoi drejt këtij vendimi

Showbiz

Miley Cyrus ka vendosur të heqë drogë nga alkooli dhe droga. Këngëtarja dhe aktorja e famshme prej 6 muajsh është esëll. Miley është e njohur për konsumimin e marijuanës në të kaluarën,

Por në një intervistë për Variety ajo foli për stili e ri të jetesës, që u nxit nga një operacion i kordave të zërit që bëri në fund të vitit të kaluar.

“Ka qenë e rëndësishme për mua gjatë vitit të kaluar që të isha esëll. Unë bëra një operacion të kordave të zërit në nëntor. Për 4 javë nuk më lejohej që të flisja. Kështu që unë shkruaja në një tabelë të bardhë gjërat që dëshiroja. Por kjo më bëri që të rrija në heshtje dhe të isha më e qetë,”– tha Miley.

“Kam qenë esëll përgjatë 6 muajve të fundit. Në fillim, ishte vetëm për këtë operacion vokal. … Por më pas mendova shumë për nënën time. Nëna ime ishte e birësuar dhe unë trashëgova disa nga ndjenjat që ajo kishte, ndjenjën e braktisjes dhe ndjenjën për të provuar se ke vlerë. Prindërit e babait tim u divorcuan kur ishte 3 vjeç, kështu që ai u rrit vetë. Kështu që kam pyetur vetën: Përse jam kështu? Duke kuptuar të kaluarën, ne e kuptojmë të tashmen dhe të ardhmen shumë më qartë. Unë mendoj se terapia është e shkëlqyeshme.”