Gisele Bundchen tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Leonardo DiCaprio!

Showbiz

gisele leo
Supermodelja dhe aktori i njohur kanë qenë ndër çiftet “ikonë” që të gjithë i adhuronin. Por, kjo marrëdhënie nuk zgjati dhe aq shumë. Edhe pse burimet pranë tyre kanë treguar se çifti në fakt qendruar në një lidhje nga viti 2000 deri në 2005, periudha që kjo lidhje u bë publike ishte afatshkurtër. Megjithatë, plot 14 vite më vonë, Gisele ka vendosur të tregojë si qendron e vërteta prapa kësaj ndarjeje.

image

“Meqë nuk po e mpija më veten me cigare, alkool dhe orare të zgjatura në punë, fillova t’i shihja më qartë zgjedhjet që kisha bërë e që kisha injoruar. Doja të zbuloja veten, të ndryshoja, ndërsa ai mbetej po i njejti. Në fund, vendosa që përgjigjia e vetme për këtë situatë ishte largimi.” Më vonë, Gisele duket se gjeti personin e duhur, Tom Brady, me të cilin është e martuar prej 10 vitesh tashmë.