Gisele Bundchen do hiqte dorë nga të qënit modele sepse i kërkuan që…

Showbiz

gisele 18
Ajo tashmë është ndër modelet më të suksesshme, e cila ka bërë histori në tregun e modelingut. Por, Gisele Bundchen, ishte e gatshme të hiqte dorë nga karriera e saj që në momentet e para. Gjatë sfilatës së saj të parë për një brand tepër të njohur, në vitin 1998, Gisele mësoi se duhet të sfilonte topless. Asokohe ajo ishte vetëm 18 vjeçe dhe ky lajm e shokoi totalisht.

gisele bundchen 1997 vogue 16apr15 rex b

“Sapo grimierja kuptoi situatën, më tha se do të më pikturonte një bluzë me bojë të bardhë. Pasarela do të ishte e errët, kështu që askush nuk do ta vinte re. Nëse ajo nuk do më kishte ndihmuar, jam e bindur që nuk do kisha sfiluar atë natë. Isha e frikësuar për vdekje nga mendimet e familjes apo miqve të mij, nëse do të dilja pa bluzë. Mendoja se nuk do më flisnin më kurrë dhe isha e tmerruar. Në sfilatë, krijohej dhe efekti i shiut. Kështu që njerëzit nuk e kuptuan çfarë po ndodhte, por unë isha duke qarë gjatë gjithë kohës,” ka thënë ajo. Pikërisht kjo sfilatë, i hapi asaj rrugën drejt brandeve më të njohura në botë dhe i shërbeu si një pikënisje për karrierën e saj të suksesshme ndërkombëtare.

 640 0 5bb5e6bf6bb30