Giorgo Cantarini, djaloshi i vogël i “La vita e bella” jep ndihmën e tij në betejën kundër Covid

Showbiz

Të gjithë e kemi parë filmin e famshëm “La vita e bella”, të drejtuar nga Roberto Benigni, një dramë komedi e cila flet për një hebre të cilin e dërgojnë në kampin e përqëndrimit së bashku me familjen e tij. Por, ajo çfarë duhet të ishte një vend i frikshëm, kthehet në një vend loje nga babai, në mënyrë që i biri të mos frikësohej nga situata.

LA VITA E BELLA (about meaning)

Një film i cili pati sukses të madh duke u vlerësuar me çmime të ndryshme si Grand Prix në Festivalin e Kanës në 1998, 9 cmime David di Donatello, 5 Nastro d’Argento, 3 Academy Awards dhe 2 Europian Film Awards.

Të gjithë e mbajmë mend djaloshin e vogël, Giosuè, i luajtur nga aktori Giorgo Cantarini, i cili në moshën 5-vjeçare mori pjesë në këtë film i cili u vlerësua edhe me një çmim Oscar. Duke u përballur me periudhën e vështirë të pandemisë, sidomos për aktorët, Giorgo ka vendosur të japë ndihmën e tij në betejën kundër Covid. Ai është një operator call center-i për rastet e emergjencave të Covid, së bashku me vëllain e tij.

“Është një periudhë e vështirë për artistët, ne duhet të bëjmë diçka. Dhe nëse mund të ndihmosh sadopak në bejetën kundër Covid, akoma edhe më mirë. Një pjesë e familjes sime është e përfshirë në shëndetësi. Është thjesht një punë e përkohshme. Jam i lumtur që në këtë kohe merrem me diçka e cila ndihmon njerëzit.”