Gigi Hadid uron Dua Lipën me fjalët më të bukura ndërsa Bella krejt të kundërtën…

Showbiz

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka festuar ditën e djeshme 24-vjetorin e lindjes. Ajo ka vendosur që këtë ditë ta kalojë nën shoqërinë e të dashurit Anwar Hadid. Modeli ka surprizuar Duan me një gur smeraldi, kuptimi i së cilës është dashuri e sinqertë. Të dy kanë zgjedhur detin për të shijuar disa momente të bukura bashkë.
Një ndër urimet më të veçanta që këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka marrë ka qenë pikërisht nga kunata e saj, modelja me famë ndërkombëtare Gigi Hadid.
Gigi ka publikuar në InstaStory një foto me Duan ku i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen ëngjëll”. Duket se marrëdhënia e Duas me motrën e Anwar është mjaft e mirë.


Megjithatë sa i përket motrës tjetër të tij, modeles Bella Hadid nuk dihet ende sesi janë raportet e tyre pasi në rrjete sociale nuk kanë asnjë foto bashkë, madje as nuk i ka bërë ndonjë urim publik, ndryshe nga Gigi dhe e ëma Yolanda Hadid.