Gigi Hadid tregon e përlotur anën e errët e të qenurit e famshme!

Showbiz

gigi floke

Modelja e njohur, Gigi Hadid, ka dhënë një intervistë për ‘Variety’, ku ka shprehur ndjesitë e saj në lidhje me suksesin që ka patur në modeling.23-vjeçarja ka rrëfyer se gjithmonë ka dashur të jetë e suksesshme dhe kjo gjë ka patur anën pozitive dhe negative të saj.

gigi

Hadid pohoi se pasi mori famën, arriti të fitonte pavarësinë e saj financiare, por në të njëjtën kohë i është dashur të përballojë dhe anën e errët e të qenurit personazh publik. E përlotur rrëfeu se njerëzit rreth saj kanë përfituar nga fama që ajo ka patur dhe se në disa momente ajo e ka humbur kontrollin e jetës.
Ndër të tjera bukuroshja tha se e gjithë rruga që ajo ka bërë është e vështirë, pasi njerëzit gjykojnë vazhdimisht.