Modelja Gigi Hadid ka vënë në lojë zonjën e re të “Shtëpisë së Bardhë”, Melania Trump. Modelja 21-vjeçare imitoi zonjën Trump në mënyrë perfekte, madje edhe në mënyrën e të folurit.
Mirëpo, pas kësaj në rrjetet sociale modelja Gigi Hadid është etiketuar si raciste pas shfaqjes së saj me një pamje si të Melanie Trump në skenën e “American Music Awards”.
Të shumtë ishin ata që thoshin : “duam apo s’duam ajo është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo është mungesë respekti”