Gigi Hadid paska një ‘formulë’ speciale për të shpëtuar nga situata…

Showbiz

gigi t shirt
Me siguri të gjithave ju ka ndodhur të mbeteni me minuta të tëra para dollapit për të zgjedhur veshjen e ditës apo veshjen e darkës.Po si e zgjidhin ikonat e modës këtë dilemë të përjetshme femërore sa herë gjenden përpara gardërobës?Natyrisht, kur është fjala për Gigi Hadid, ajo shkon në shumë festa e party dhe nuk është e lehtë të jetë në krye të listave si modelja e veshur më bukur.

 640 0 5c425cc0f09e6

Në një intervistë për Harper’s Bazaar, Gigi tha se sa herë e gjen veten përballë dilemës “nuk di ç’të vesh”, zbaton një këshillë nga Carine Roitfeld, kryeredaktorja e modës në Vogue Paris, editore mode në ‘Fashion Book’ dhe drejtore e përgjithshme e Harper’s Bazaar.

 640 0 5c425cc1ac210

Ajo, një herë i ka thënë modeles: “Nëse nuk e di se çfarë të veshësh në një party, vish një palë xhinse, një T-shirt dhe taka dhe…. gati.” Hadid e ka ndjekur këshillën e ikonës parisiene 62-vjeçare, dhe, siç shton, “ia ka bërë netët më të thjeshta.”Dhe, pa dyshim, të gjithë bien dakord me këtë. Me një kombinim të thjeshtë, me xhinse dhe T-shirt nuk mund të gabosh.

 640 0 5c425cbeda0ca