Në mars të këtij viti Zayn Malik dhe Gigi Hadid pranuan se lidhja e tyre kishte marrë fund. Megjithatë ata nuk mund të qëndronin për shumë gjatë të distancuar nga njëri-tjetri, për këtë arsye u rikthyen sërish. Tashmë ata duket se janë më të dashuruar se kurrë më parë dhe lidhja e tyre është e konsoliduar. Nëpërmjet postimeve në rrjeteve sociale ata kanë treguar se janë shumë të lumtur dhe madje mundohen të plotësojnë dëshirat e njëri-tjetrit.
Për këtë arsye, Gigi ka vendosur të shfaqet tërësisht natyrale në ‘Instagram’, duke qenë se Zayn pëlqen shenjat e krijuara nga dielli në fytyrën e saj. “I dashuri im thotë se ai i pëlqen shenjat e mia nga dielli, kështu që…”, – ka shkruar Gigi. Megjithatë duket se ajo ndodhet mes “dy zjarreve”, sepse nëna e saj nuk e lejon të dalë pa asnjë krem në fytyrë në diell. “Mami të premtoj që kam vendosur ‘sunblock’”, – ka shkruar modelja.