Gigi Hadid na tregoi se ka këtë problem me shtatzaninë e saj

Showbiz

Gigi Hadid më në fund konfirmoi lajmet e shtatzënisë dhe tregoi se dëshironte ta jepte vetë lajmin.

Disa orë pasi mamaja e 25-vjeçares, Yolanda Hadid tha se “do të bëhet gjyshe në shtator”, Gigi doli për të konfirmuar me gojën e saj gjatë një video call me Jimmy Fallon.

“Sigurisht që do donim ta jepnim vetë lajmin, por jemi gjithashtu shumë të lumtur për urimet dhe mbështetjen e gjithsecilit. Është diçka e bukur të qëndrojmë të gjithë bashkë në shtëpi dhe ta jetojmë këtë eksperiencë ditë pas dite, edhe pse në kohëra të vështira”, tha Gigi, 25-vjeçarja në pritje të ëmbël.

Ajo zbuloi se është bërë shumë e ndjeshme, ndoshta për shkak të hormoneve, dhe qan shumë. Ylli i kopertinave tregoi se ka qarë shumë në festën surprizë të ditëlindjes së saj, ku u zbulua dhe gjinia.