Prej më shumë se një viti supermodelja Gigi Hadid bashkëpunon me një nga firmat më të njohura të bizhuterive , ‘Messika Jewelry’. Hadid ka dizenjuar një shumëllojshmëri varësesh për të gjitha femrat. Këto dizajne të modeles janë përqafuar nga disa femra shumë të njohura në botë, e një ndër to është edhe Dua Lipa.
Vetë Gigi ka postuar një fotografi të Duas në ‘Instagram’ që mban në qafë punimin me gurë diamanti të modeles. Kjo gjë e ka lumturuar shumë Hadid, sepse normalisht për të ishte një reklamë shumë e mirë nga një femër që ka arritur sukses të jashtëzakonshëm.