Gigi Hadid hidhet në gjyq nga paparacët: Çfarë postoi modelja?

Showbiz

gigi floke
Ditën e djeshme supermodelja Gigi Hadid është paditur për publikimin e një fotoje në Instagram. Ishte fotoja e saj, e bërë nga paparacët, por ishte postuar pa të drejtën e autorit. Kjo është absurde sipas saj, sepse ata i cënojnë vazhdimisht privatësinë në çdo moment të ditës. “Pozova/Qesha për foton sepse e kuptoj që kjo është pjesë e punës sime, kjo ishte një situatë e përshtatshme për shtypin, dhe kështu paparacët sigurojnë jetesën. Por shumica e rrethanave nuk janë kështu, psh kur dal nga shtëpia apo çdo herë që ndiej që privatësia ime po shkelet, të bëj gjërat e përditshme bëhet e vështirë.”- ka thënë ajo në Instagram.

44324928 314126822505835 648406544047669248 n

Ajo u shpreh gjithashtu se ka një ngarkesë emocionale ku shpesh detyrohet të qëndrojë e mbyllur në shtëpi për të mos u përballur me këto situata. Ajo është e shqetësuar për faktin që këta paparacë lejohen ligjërisht t’i ndjekin çdo ditë, ndërkohë që ajo u dënua për postimin e një foto ku ndodhet vetë ajo, të marrë nga Twitter. E njëjta gjë bëhet dhe me llogaritë e fansave, që jo rrallë gjobiten për postimin e këtyre fotove. Mbështetje Gigi ka marrë edhe nga personazhë të tjerë të njohur si Kylie Jenner, Khloe Kardashian apo modelet e tjera.

44379850 299426433994293 4580060786952503296 n