Dua Lipa dhe Anëar Hadid janë në një lidhje romantike me njeri tjetrin prej 3 muajsh. Që prej fillimit të kësaj lidhje, të gjithë ishin kurioz për qëndrimin që mbanin dy motrat, Bella dhe Gigi ndaj tyre.
Më entuziaste për çiftin deri më tani ka qenë Yolanda, mamaja e tyre, por Gigi na ndryshoi mendimin. Dje, modelja ka publikuar një foto të Duas dhe Anëar me mbishkrimin: ” Ok, unë i dua shumë këta të dy!” duke lënë të kuptohet se përveçse adhuron çiftin e ri ka marrëdhënie shumë të mirë edhe me kunatën.