Gigi Hadid dhe Joe Jonas kohë më parë kanë qenë një nga çiftet më të diskutuara të showbiz-it dhe së fundmi dy ish-partnerët janë përballur publikisht me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e djeshme Gigi ka parakaluar në “Paris Fashion Week” dhe aty ka qenë i pranishëm edhe Joe. Këngëtari ishte i ulur në rreshtin e parë në sfilatën e “Berluti Menswear Fashion Show”, ku Hadid parakaloi me një kostum të gjerë në ngjyrë të kaltër. Situata mes dy ish-partnerëve nuk u duk aspak e sikletshme, sepse të ata kanë qenë bashkë vetëm për disa muaj gjatë vitit 2015-të.