Pavarësisht se është një nga ishujt më të bukur në botë, më i “Instagramuari” në qoftë se do të flisnim me gjuhën e influencueseve, asgjë nuk mund ta kthejë kurrë më Gigi Hadid, në Mykonos. Supermodelja me famë botërore ka habitur të gjithë ditën e djeshme ndërsa ka treguar eksperiencën e tmerrshme që provoi me motrën e saj, modelen e njohur Bella Hadid, dhe dy motrat e tjera Marielle dhe Alana Hadid, në vendin më të lakmuar të momentit.
Në një foto të publikuar në Instagram, ajo shkruan “Mos e lejoni ‘Instagram-in’ t’ju gënjejë. Më vodhën! Nuk do të kthehem kurrë më këtu. Nuk ia rekomandoj askujt. Shpenzojini paratë tuaja diku tjetër”.
Gigi nuk ka treguar ndonjë detaj më tepër, por babai i saj Mohamed Hadid ka zbuluar çfarë ka ndodhur. Ai ka rrëfyer se gjatë kohës që vajzat kanë qenë jashtë, shtëpia e tyre me qira është vjedhur, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk është lënduar. Më tej ai ka treguar se janë vjedhur vetëm gjërat personale të Gigit dhe Bellas.
Kjo deklaratë e Gigit ndryshe përkthehet edhe si miliona lekë mangësi për këtë ishull. Shumë persona që mund ti kishin planifikuar aty pushimet tashmë janë tërhequr duke ulur kështu edhe përfitimet vjetore nga turizmi për këtë ishull…