Të gjithë mund të mendojnë se mes motrave Hadid ka mjaft konkurrencë e rivalitet në fushën e modelingut. Por kjo nuk është e vërtetë dhe këtë gjë e ka treguar vëllai i Gigi-t dhe Bella-s.Ai ka thënë se Gigi nuk e sheh motrën e saj si konkurrente, por si një mbështetje të madhe. Më tej ka qenë vetë Gigi ajo që u ka dhënë fund këtyre aludimeve duke pranuar se nuk ka aspak konkurrencë por është e kundërta.
“Ndihem me fat, që jam në gjendje të kem një pjesë të familjes në ambientet e punës. Ne jemi fanset më të mëdha të njëra tjetrës. Konkurrencën nuk e kemi në modeling porn ë kuzhinë”- ka rrëfyer vetë Gigi. Më tej Gigi është rrëfyer se e ka ndihmuar shumë motrën e saj dhe gjithmonë është e gatshme ti jap këshilla përsa i përket karrierës.