Getinjo zbulon kuptimin e fshehtë të tatuazhit të tij…

Showbiz

getinjo12
Getinjo është një nga reperat më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë. 28-vjeçari ka treguar për një tatuazh që me siguri të gjithëve ju ka tërhequr vëmendje. Behet fjalë për një lot në syrin e majtë. I pyetur në lidhje me domethënien, ai ka treguar se ky tatoo i dedikohet mikut të tij.

getinjo

“Unë kam humbur shokun e ngushtë dhe ky tatuazh shkon 100% për të. Kjo do të thotë që unë do të qaj gjithë jetën për të”,-ka treguar Getinjo.