Geti deklaratë dashurie për Marinën

Showbiz

geti marina 780x439

Ata nuk janë të martuar, por ai e quan “gruaja ime” dhe fjalët e dashurisë nuk kursehen ndaj saj.

Këngëtari Getoar Selimi është surprizuar nga e dashura e tij, prezantuesja Marina Vjollca për ditëlindje.

Ajo i ka përgatitur një tortë të personalizuar duke e befasuar Getin, ndërsa më herët në rrjetet sociale i bëri një deklaratë të fortë dashurie.

Duke publikuar një fotografi të tortës në Instagram, Getoari shkruan, “Gruaja ime është një prej bekimeve më të mëdha të Zotit. Dashuria e saj është një dhuratë, për të cilën jam mirënjohës çdo ditë. Të dua deri në Hënë, Marina Vjollca”.

rrg