Georgina Rodriguez, dikur shitëse në Gucci, sot partnere e një nga njerëzve më të njohur në botë.

Showbiz

Georgina Rodriguez është partnerja dhe nëna e fëmijëve të Cristiano Ronaldos. Përveç lidhjes me një nga futbollistët dhe njerëzit më me influencë në botë, ajo ka pasur një karrierë si modele.

Po kush është Georgina Rodriguez dhe si ka ndryshuar jeta e saj që nga njohja me Ronaldon, dhe kthimi nga një shitëse në një nga vajzat më të përfolura të showbiz-it?

Georgina është me origjinë nga një qytet i vogël spanjoll, Jaca, ku fillimisht punonte si kamariere. Kur u takua me Ronaldon, ajo punonte si shitëse në një dyqan Gucci. Më pas, fati deshi që ata të takoheshin sërish në një event të Dolce & Gabbana, ku duket se ka lindur dashuria.

“Takimi im i parë me Ronaldon ishte në një dyqan Gucci ku punoja si shitëse. Disa ditë më vonë u pamë sërish në një tjetër event dhe aty patëm mundësinë të flisnim në një ambjent më të qetë jashtë ambientit të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy ne,” – tha 26-vjeçarja për Elle në një intervistë vitin e kaluar.

Jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht pas lidhjes me futollistin, me të cilin ka ndërtuar një familje të madhe.

Pas transferimit të Ronaldos në skuadrën e Juventus, familja u largua nga Madridi për të jetuar pranë tij në Torino. Georgina është një nënë e përkushtuar e katër fëmijëve të saj, me të cilët kalon pjesën më të madhe të ditës. Madje ajo ndan shpesh me ta foto dhe video, me mbi 30 milionë ndjekës në Instagram. Georgina është gjithashtu fansja më e madhe e CR7 dhe këtë e shpreh me përkushtimin e saj të vazhdueshëm në rrjetet sociale, si dhe me praninë e saj në shumicën e ndeshjeve.