Aktori George Clooney është më i paguari në botë sipas revistës prestigjoze “Forbes”. Vitin e fundit, edhe pse nuk ishte pjesë e kastit të asnjë filmi bëri rreth 239 milionë dollarë. Fitimet e tij vijnë si pasojë e shitjes së kompanisë së tekilës që zotëronte dhe përfitimeve nga filmat e tij të vjetër që ende vazhdojnë të shihen në mbarë botën.
Paratë e bëra nga Clooney, edhe një herë sjellin në dritë diferencën midis meshkujve dhe femrave përsa i përket pagesave në industrinë e filmit, me aktorin që fiton rreth 200 milionë dollarë më shumë se aktorja Scarlett Johansson, e cila është më e paguara nga gratë. Madje jo vetëm kaq, por me një llogari të thjeshtë, pagesat e gjithë aktoreve femra, atyre më të paguara, në total kapin shumën e 186 milionë dollarëve, 53 milionë më pak se kolegu i tyre.
Këto diferenca në shifra janë më shokuese nëse mbledh gjithë fitimet e 10 meshkujve më të paguar në botë, që shkojnë rreth 748 milionë dollarë dhe i krahason me 563 milionët e gjinisë tjetër. Akorët e tjerë, pjesë e top 10 më të paguar ishin Dwayne Johnson, Robert Downey Jr apo Chris Hemsworth, me plot meritë, duke qenë pjesë e filmave që kanë thyer rekord pas rekordi vitin e fundit.