Muajt e verës do e gjenin aktorin me famë botërore George Clooney dhe familjen e tij në Itali. Këtë vendim 57-vjeçari e mori pasi është duke xhiruar një serial televiziv të titulluar “Catch 22” në Sardenja. Ditën e sotme ndërkohë që udhëtonte me motorin e tij për në vendin e xhirimeve, aktori është përplasur me një makinë tip “Mercedes”.
Shoferi i makinës thirri një ambulancë dhe priti derisa mjekët mbërritën dhe e dërguan atë në spitalin John Paul II. Fituesi i 2 çmimeve ‘Oscar’ mësohet se ka pësuar dëmtime në pjesën e legenit, në gju dhe në krah.