George Clooney bën këtë gjest për Amal prej 6 vitesh dhe nuk do të ndalojë asnjëherë

Showbiz

Çifti më i dashur i Hollywood-it, George dhe Amal Clooney janë prindër të dy fëmijëve të cilët tani janë 4 vjeç.

Në propozimin e martesës George ka ndenjur ulur për 20 minuta derisa Amal i dha përgjigjen.  Duket se që nga ajo ditë e deri 6 vite e gjysëm më pas George bën një veprim sic është ai i të shkruarit të letrave për bashkëshorten e tij pasi për të është diçka romantike dhe e bukur.

“Edhe kur ishim mbyllur nuk ndalova së shkruari letra Amal-it dhe ia vendosja në tryezë, ajo bënte të njëjtën gjë duke ma lënë letrën poshtë jastëkut.”, tregoi aktori për revistën “Elle” duke shtuar se është tifoz i letrave të dashurisë.

George ruan po ashtu shumë letra nga miq, kolegë dhe autorë të shquar që ka njohur, duke thënë se preferon të ketë gjurmë nga kushdo që është pjesë e jetës së tij. Pasioni i tij për artin dhe letrat ka ndikuar që edhe fëmijët e tij që mbushin 4 vjeç këtë vit, të kenë emra më tradicionalë. Edhe pse George e lidh me një tjetër arsye.