Këngëtarja Genta Ismajli është frymëzuar nga look-u i Jennifer Lopez në “Met Gala” për veshjen e performancës së saj në Miss Universe Kosova. Ndoshta kjo ka qenë një zgjedhje e stilistit të saj, por këngëtarja zgjodhi ta vishte një fustan me gurë me shumë ngjyra të ngjashëm JLO.
Pas mbrëmjes, në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi që tregon se fustanin që Genta veshi në shfaqje, e ka veshur më parë Jennifer Lopez në “Met Gala”, me një ndryshim të vogël.