Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, ka habitur me një prej deklaratave të saj së fundmi.Bukuroshja ka dhënë së fundmi nbjë intervistë ku është pyetur se në lëkurën e kujt do dëshironte të ishte një ditë. Genta shumë e bindur tha se dëshira e saj më e madhe do të ishte të ndodhej në lëkurën e një presidenti. Kjo për asye që të shihte se sa vështirë është që të drejtohet një shtet.
“Do doja të isha në lëkurën e një presidenti vetëm të shoh se sa e vështirë është që ta udhëheq një shtet”, u shpreh Genta. Ngacmimi i këngëtarëve me politikën nuk është gjë e panjohur dhe së fundmi është hapur edhe tema e kandidimit të Adelina Ismailit për presidente të vendit.