Aludimet për lidhjen e reperit Gent Fatali filluan nga një foto që ai publikoi me një vajzë brune në ‘Instagram’, edhe pse fytyra e saj nuk dukej e plotë. Pas pak kohësh u zbulua se vajza për të cilën bëhej fjalë ishte Rozafa, motra e këngëtares Loredana.
Çifti nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këtë temë, por në një farë mënyre i kanë konfirmuar zërat nëpërmjet komenteve romantike që shkëmbejnë me njëri-tjetrin dhe nëpërmjet fotove të fundit që kanë publikuar.
Mesa duket, të dy janë në Paris në këto momente dhe duket si një udhëtim dashurie, pasi kanë publikuar foto nga një darkë romantike me trëndafila. Nën foto ai ka shkruajtur “E bukura ime” në frëngjisht, e ndërsa Rozafa ka vendosur thjesht një “emoji” trëndafili.