Genc Prelvukaj është një nga këngëtarët shqiptarë që gjithmonë ka sjellë videoklipe të kuruara në çdo detaj. Prelvukaj ka zgjedhur që disa nga kliper e tij t’I xhirojë në destinacionet më të bukura të Shqipërisë. Siç duket pas këtij vendimi të këngëtarit fshihet një arsye e fortë që ka të bëjë pikërisht me promovimin e vendit. Ai ka publikuar në ‘Instagram-in’ e tij një foto të shkëputur nga njëri prej videoklipeve të tij dhe ka shkruar:
“Shumica e videoklipeve te mia te viteve te fundit jane xhiruar ne vendet me te mira te shqiptareve si : Divjake, Peshkopi, Mirdite, Plave, Prishtine, Kukes, Shkoder, Durres etj etj. Ne to kryesisht pasqyrohen vendet e bukura dhe kjo gje pervec se i jep ngjyre videoklipit, ndikon edhe ne promovimin e tyre. Ky eshte edhe nje prej qellimeve kryesore pse i bej ne ate forme. Shqiptaret kane shume vende te bukura dhe para se te eksploroni shtetet dhe kontinentet tjera sigurohuni qe i keni konsumuar keto qe i kemi.”