Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, ka zbuluar sot se po bën disa ditë pushime. Ajo ka postuar në Instagramin e saj dy fotografi ku shfaqet me bikini, si dhe ka pyetur ndjekësit e saj se ku i kishin kaluar pushimet këtë verë.
Pozat janë pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat, por në sy të bie menjëherë komenti i partnerit të saj, Genc Prelvukaj.
Këngëtari nuk ka ngurruar që të komentojë fotot e Enit, ku shfaqet në super formë me rroba banje. Ai e ka krahasuar të fejuarën me një diamant, ndërsa ajo i përgjigjet me dy emoji zemre.
Eni dhe Genci herë pas here komentojnë fotot e njëri-tjetrit, ku e shprehin publikisht dashurinë e tyre….
View this post on Instagram