Genc Prelvukaj fiton postin e rëndësishëm, Eni Koçi super krenare për të!

Showbiz

enifgeci
Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, duke filluar që sot nuk do njihet më vetëm si këngëtar në Kosovë, por edhe si kryetar i një institucioni të rëndësishëm atje.Genc Prelvukuj është emëruar udhëheqës i shoqatës “APIK”.Për të gjithë ata që nuk e dinë, APIK është një shoqatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.Lidhur me pozicionin e tij të ri, ka reaguar edhe partnerja e tij, këngëtarja e njohur Eni Koçi, në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk mund ta fshehë krenarinë për dëtyrën e re që i është ngarkuar gjysmës së saj më të mirë.

eniiiiiii

“Krenare”-shkruan Eni në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj në InstaStory.Ndërkohë, edhe kompozitori i njohur, Florent Boshnjaku në një status Facebook ka shpërndarë me të gjithë lajmin.“Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojmë shumë suksese në vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës së autorit në vendin tonë!”-shkruan ai në postimin e tij në Facebook.Kujtojmë se Genc Prelvukaj ka punuar më parë edhe në Ministrinë e Kulturës.