Genc Prelvukaj bën një dedikim të veçantë për Enin: Një jetë është pak me ty

Showbiz

Vetëm pak muaj më parë, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi vendosën të pranonin për të gjithë publikun lidhjen e tyre. Çifti nuk ka postuar asnjëherë dedikime për njëri tjetrin edhe pse kanë bërë shumë bashkëpunime. Së Genci, me anë të një postimi në ‘Instagram’, ka zbuluar për të gjithë se kënga që solli në muajin janar me titull ‘Ylli e Hana’, është një dedikim për të dashurën e tij, Enin.

Në postimin e bërë në ‘Instagram’ Genci ka shkruar; – “Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet, ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtetë errët. Më vjen inat sepse fjalët janë aq të varfra ta përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty”.