Të gjithë e mbajmë mend aktoren bukuroshe Gaviota nga seriali spanjoll ‘Destilando Amor’ , ku historia e saj e dashuria tërhoqi vëmendjen e mjaft teleshikuesve, duke i bërë të marroseshin pas saj. Angelica Riviera ose ndryshe ‘Gaviota’ ishte aktore kryesore në këtë serial televiziv. Në vitin 2012 ajo u martua me Presidentin e Meksikës, Enrique Pena Niento dhe vendosi të hiqte dorë nga aktrimi. Por, së fundmi ajo ka bërë publik lajmin e hidhur nga jeta e saj.
Ajo u divorcua nga partneri i saj, 2 muaj pas përfundimit të mandatit të tij si president, pasi ai u përfshi nga skandalet e shumta. Ajo publikoi një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, në të cilën shkruajti se i kishte dhënë gjithçka martesës së saj dhe ndiente keqardhjeqë gjërat kishin shkuar deri ketu.
“Sot të gjitha energjitë, forca dhe dashuria ime janë të fokusuara në vazhdimin e të qenurit një nënë e mirë, në rikuperimin e jetës dhe karrierës sime profesionale”, tha Angelica. Mesa duket kjo ndarje e ka bërë aktoren më të fortë dhe të gatshme të kthehet pikërisht atje ku e nisi.