Gati për të pritur djalin të vijë në jetë, Almeda dhe Tolga marrin vilën marramendëse!

Showbiz
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, pritet të bëhen prindër për herë të parë nga momenti në moment. Bukuroshja shqiptare dhe aktori turk, janë treguar mjaft të hapur përgjatë gjithë kësaj periudhe të bukur me fansat e tyre. Përveç ardhjes në jetë të djalit të tyre, Efehan, një tjetër ndryshim i madh në jetën e çiftit ka të bëjë edhe me vendin ku familja e re do të jetojë.

Dy të rinjtë, kanë blerë një vilë marramendëse, e cila tashmë ka përfunduar dhe është gati për të mirëpritur familjen e re. Dhoma e djalit dhe çdo gjë që ka të bëjë me të, është konceptuar vetëm me materiale organike, nga një arkitekt mjaft i njohur në Turqi. E njëjta gjë edhe për dhomën e çiftit, në të cilën siç dihet, djali të paktën vitin e parë, do të kalojë shumë kohë.