Pas transmetimit të dokumentarit ‘Framing Britney’ më datë 5 Shkurt, njerëzit po kërkojnë që Justin Timberlake t’i kërkojë falje Britney Spears pasi historia e vërtetë e ndarjes së tyre nuk ishte siç i ishte servirur publikut.
Fansat janë fokusuar në pjesën e dokumentarit që trajton lidhjen e tyre në vitet 1998-2002. Pas kësj ndarjeje, fama e këngëtares pësoi një goditje të madhe, pasi sipas dokumentarit, Justin i kishte orientuar thashethemet drejt idesë se Spears e kishte tradhtuar, prandaj publiku e kryqëzoi atë.
Por ky dokumentar ka hedhur një dritë të re mbi marrëdhënien e tyre. Në të tregohej një episod sesi Justin tallej rreth marrëdhënieve seksuale me Britneyn në një intervistë në radio pak kohë pas ndarjes së tyre dhe kjo i ka mërzitur më shumë njerëzit.
Në vitin 2006, kur Britney po përballej me divorcin dhe problemet me alkoolin, Justin publikoi këngën ‘What goes around, comes a round’. Pë publikun viktima e vërtetë në histori është Britney dhe jo ish-i i saj, siç është besuar gjithmonë.