Gafa e ‘Game of Thrones’, i sjell fitimet marramendëse kompanisë së…

Showbiz

 

Siç mund ta keni parë vërdallë në rrjetet sociale ditët e kaluara, në episodin katër të “Game of Thrones”, që u transmetua në orët e para të mengjesit të së hënës, një “incident” i vogël ndodhi në ekran. Stafi prej qindra vetësh i serialit, nuk e kishin vënë re që në setin e xhirimit kishin harruar një gotë plastike kafeje. Madje kjo gjë nuk ishte vënë re as në montazh dhe u lejua të dilte në ekran.

Fotoja e shkëptur nga ky moment u shpërnda menjëherë në mënyrë masive në rrjetet sociale, nisur dhe nga ndjekësit e shumtë që shfaqja televizive ka dhe siç mësohet, “Starbucks” ka bërë nëj fitim prej 2.3 miliardë dollarësh nga kjo reklamë falas. Sipas CNBC, edhe pse në fakt gota e kafes ishte e një dyqani afër setit të xhirmit, fitimi marramendës ka shkuar i gjithi për kompaninë e njohur.

“Kjo është një mundësi që të vjen vetëm një herë në jetë, edhe nëse je një biznes shumë i njohur‘- thotë eksperti i marketingut, Stacy Jones- “Por realisht, kjo është vetëm maja e ajsbergut, sepse ende nuk janë llogaritur si duhet fitimet që kanë ardhur nga përmendja në rrjetet sociale apo reklamat e tjera.”Starbucks nuk kanë bërë asnjë deklaratë, nëse gota e kafes është e markës së tyre dhe që tani vlen më shumë se 250mijë dollarë.Ndërkohë HBO, e ka prerë skenën ku shfaqej gota nga episodi dhe sipas regjizorvë ishte thejsht një gabim i ndershëm. Megjithatë, duke marrë parasysh që pate dy vite kohë për të xhiruar këtë sezon dhe një buxhet më të madh se 90 milion dollarë, zor se i lejohen këto gabime.