Gabimi i Kate Middleton solli shitje rekord për Gucci-n

Showbiz

Nëse ka diçka për të cilën Kate Middleton dallon, ai është stili! Madje, dukesha mund ta bëjë një këmishë të duket gjithë stil edhe kur e vesh mbrapsht. Në daljen e saj të fundit, Kate veshi një këmishë ngjyrë vjollcë Gucci me një fjongo të madhe para. Kjo nuk është hera e parë që e shohim me këtë këmishë, pasi për herë të parë e veshi në mars të 2019-ës, gjatë një vizite në Qendrën e Fëmijëve Henry Fawcett në Londër.

Asokohe, fansat e kuptuan se ajo kishte veshur këmishën mbrapsht dhe në fakt, njësoj e ka veshur edhe në daljen e fundit, dy ditë më parë.

Në fakt, po t’i vësh re kopsat te mëngët, duket qartë që ka diçka që nuk shkon.

Pse? Sepse, në fakt, kjo është mënyra se si duhet të vishet këmisha, sipas stilistëve në faqen zyrtare Gucci.com.

Për shkak të ndikimit të Kate, këmisha tani është shitur në faqen e internetit të Gucci-t. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!