Edon Zhegrova futbollisti profesionist kosovar që luan me klubin francez ‘Lille’ dhe me përfaqësuesen kombëtare të Kosovës, po kalon ditët e nxehta të këtij qershori duke u freskuar në ujrat e kristalta të “Green Coast”. Zhegrova ka ndarë foto nga pushimet e tij në Instagram, duke i treguar ndjekësve momentet e qetësisë larg fushave dhe ndeshjeve. Edon Zhegrova, i lindur në Gjermani dhe i rritur në Prishtinë, është vlerësuar për karrierëne tij futbollistike. Ai ka luajtur për ekipe të ndryshme në Kosovë dhe Belgjikë dhe ka pasur eksperienca të suksesshme në klube si ‘Basel’ dhe ‘Lille’.
Zgjedhja e Zhegrovës për t’u relaksuar në Shqipëri është një promovim i bukur që futbollisti i bën rivierës shqiptare, i pajisur me çertifikimin ‘Blue Flag’. Green Coast është kthyer prej pak kohësh në një nga destinacionet më të dëshiruara nga personat publik dhe nga personalitetet e ekranit si edhe artistët, këngëtarë, aktorë e futbollistë nga shumë vende të botës, duke u bërë kështu ambasadorë të promovimit të bukurive të vendit të tyre.