Ndarja e çmimeve Oscar është një ndër eventet më të ndjekura në mbarë botën. Por, kjo nuk ka të bëjë vetëm me çmimet në fjalë. Sigurisht, një rëndësi të madhe ka edhe Tapeti i Kuq. Çfarë do të veshin yjet? Të veshurit më mirë? Të veshurit më keq? Të gjitha këto pyetje fillojnë me muaj përpara zhvillimit të eventit. Megjithatë, këtë vit u dashka bërë një pyetje dhe një listë e veçantë veshjesh. Përtej të veshurave më bukur apo më keq, duhet të shtojmë dhe të veshurin “SI???”
Ka qenë pikërisht Billy Porter i cili e ka merituar këtë “kategori”, në momentin që u paraqit në Tapetin e Kuq me një fustan. Pjesa e sipërme ishte e konceptuar si një xhaketë dhe këmishë, ndërsa pjesa e poshtme ishte një fustan tipik ballosh. I pyetur rreth kësaj zgjedhjeje të guximshme, ai ka thënë;”Doja diçka të jashtëzakonshme që të thyenim normat. Unë nuk jam drag queen, por jam thjesht një burrë me fustan.”